Projekti dhe ekipi

01
Vizioni

MBI PROJEKTIN

“We Grow” është një program që ka për qëllim identifikimin dhe zhvillimin e ideve novatore të grave dhe vajzave në Shqipëri.

I pari program në llojin e tij “We Grow” funksionon si një mekanizëm përshpejtues për të sjellë më të mirën e programeve, produkteve, njerëzve dhe teknologjisë së startup-ve të udhëhequra nga grate dhe vajzat.

Përmes krijimit të një rrjeti dhe ndërtimit të një komuniteti ku gratë e vajzat të kenë akses në burime të përshtatura për sipërmarrjet e tyre, “We Grow”, synon të kthehet në një platformë gjithpërfshirëse. Me anë të mbështetjes së ofruar në terma dijesh, qasje praktike si dhe financiare, ky projekt mundëson ngritjen e kapaciteteve, promovimin e ideve, lehtësimin e praktikave sipërmarrëse si dhe krijimi e zgjidhjeve praktike të problematikave reale në shoqërinë shqiptare.

“We Grow” do të mbështesë dhe do të fuqizojë start-up-et e themeluara nga vajzat dhe gratë që në fazat e parë përmes trajnimeve, mentorimit dhe aktiviteteve të rrjetëzimit, duke e shtrirë kontibutin deri në fazat e zhvillimit, testimit dhe lançimit. 

02
Ekipi

SKUADRA DREJTUESE

Rafaela RICA

The Record woman!

Prej më shumë se dy dekadash sfidon tregun duke ndërtuar biznese të suksesshme me impakt rajonal. 

Asetila-Köstinger-640x640

Asetila KOESTINGER VON SONNENLAND

Business coach and impact entrepreneur

10 vjet eksperiencë në mentorimin e Start-up-ve në Gjermani, Austri, dhe Shqipëri.

PHOTO-2022-09-14-11-32-44

Rezarta SKËNDAJ

The CEO Artist

12 vite eksperiencë në drejtimin e kompanive me fokus teknologjinë dhe inovacionin.

03
Bashkëpuntorë